Lubonja për “Panorama”: Lufta Rama- Doshi për pushtet, kryeministri do të konsolidojë pushtetin

Mar 2, 2015 | 11:06
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja shkruan në një koment për gazetën “Panorama” se lufta brenda Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Tom Doshi bëhet vetëm për pushtet.

Rama, Doshi e Sterkaj

Sipas tij “Sigurisht duke u bazuar në përvojën që kemi dhe njohjen e këtyre lojtarëve, e kemi të vështirë të besojmë se ndeshjet e tyre janë për hir të punëve tona. Mua më duket se ky ekuacion i ri është ndërtuar për shkak se ekuilibrat e pushtetit të PS të ngritura një vit e gjysmë më parë, për sa i përket rëndësisë dhe pushteti që kishin disa protagonist atëherë dhe të rëndësisë e pushtetit që kanë ata sot, kanë ndryshuar. Pra, kemi të bëjmë me vazhdimin e lojës për pushtet në një kontekst të ri, edhe më të ndërlikuar, ku hallet e vendit shërbejnë vetëm si një pretekst për luftë”.

“Lojtari i parë në këtë luftë është Edi Rama, i cili një vit e gjysmë pasi ka marrë pushtetin, ka vendosur të bëjë një hap të ri përpara në konsolidimin e pushtetit të tij. Ndryshe nga Sali Berisha që pushtetin e tij absolut mbi PD e ka marrë që në krye të herës kur është krijuar partia, Rama ka ende disa problem me faktin se pushtetin e ka marrë duke u anëtarësuar vonë në PS. Pra Edi Ramës, për të ecur në rrugën e tij drejt konsolidimit të pushtetit në PS, i duhet të heqë qafe disa mbeturina kokëforta të Partisë Socialiste. Dhe për mendimin tim këtë punë thuajse e ka mbaruar. Ben Blushi mund të jetë symbol i atyre që kanë mbetur. Të tjerë kanë kaluar në hije dhe e kanë pranuar rolin e tyre në hije”, shkruan më tej Lubonja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura