‘Luarasi’ hap dyert me 3 degë të reja në Fakultetin e Shkencave Mjekësore/ Dekani Petrit Bare: Interes shumë i lartë nga studentët. Ja risitë dhe ofertat

Sep 17, 2021 | 20:39
SHPËRNDAJE

Me nisjen e vitit të ri akademik, Universiteti “Luarasi” do të hapë fakultetin e ri të Shkencave Mjekësore, me 3 departamente, atë të Infermierisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë.

luarasi bare

Prof. Petrit Bara, dekan në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli për risitë që ofron ky fakultet.

Bara u ndal te programet e studimit me kurrikul të rifreskuar, ndërsa theksoi faktin se pjesë e stafit akademik të këtij fakulteti do të jenë emra të njohur. Mes të tjerash Bara tha se në dispozicion të studentëve do të vihen ambientet dhe laboratorët moderne.

BISEDA NË STUDIO
Universiteti Luarasi vjen këtë vit me një risi. Është hapur një fakultet i ri…

Fakulteti i ‘Shkencave Mjekësore’ në Universitetin ‘Luarasi’ është një risi. Kjo edhe falë dëshirës së mirë të qeverisë prej pandemisë, për nevojat që ka për punonjës të shëndetësisë vendi ynë. Është hapur fakulteti me 3 degë; Infermieri, Farmaci dhe Stomatologji, 3 degë më të kërkuara. Hapja e këtyre 3 degëve i ka dhënë një frymëzim më të madh dhe Luarasit. Ne kemi marrë frymëzim nga ‘Luarasi’ që është një universitet i rangut të lartë dhe bashkëkohor. Ne në këtë fakultet, platforma jonë dhe strategjia jonë është që studentët tanë të kalojnë nga auditori në spitale dhe ambientet e punës. Luarasi ka krijuar mundësi falë stafit, që i kemi zgjedhur profesorë, dhe kanë ardhur shefa te ne, që janë nga njerëzit më me përvojë. Kemi Gëzim Boçarin, Çyrekja, Paparisto, e shumë të tjerë, që janë personazhe me përvojë. Kjo është një nga pikat më të forta të fakultetit të ri të Shkencave Mjekësore. Kanë nisur edhe pranimet. Ne jemi shumë të kënaqur me pranimet deri më tani. Përfitoj nga rasti që të falënderoj prindërit dhe studentët që janë regjistruar në etapën e parë të regjistrimeve. I bëj thirrje studentëve të tjerë që të vijnë të aplikojnë në datat 19, 20, 21, pasi është e hapur U.Albania për aplikimet. Ofertat do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Nga mesi i shtatorit do të jetë dhe aplikimi i dytë. Studentët kanë oferta të përshtatshme.

Për çfarë ofertash bëhet fjalë?
Për oferta financiare të mjaftueshme, zbritëse, lehtësuese konkurrueshme me fakultetet e tjera. Vazhdon kjo ofertë deri në 31 shtator. Më pas regjistrohen. Etapa e tretë është deri në tetor, në mes të muajit, për aplikime. Ju bëjmë thirrje që të vijnë, pasi jemi të kënaqur nga kontingjenti që ka ardhur. Ka pasur kërkesa të shumta.

Deri tani ka pasur shumë kërkesa?
Jemi të kënaqur, ka pasur një numër të konsiderueshëm.

Ku duket se është interesi më i madh, sipas fakulteteve?
Interesi më i madh është në fakultetin e Shkencave Mjekësore, në Stomatologji, Infermieri dhe Farmaci. Po vijnë ripalikojnë për universitetin ‘Luarasi’.

Si do të jetë mësimdhënia, çfarë risish ka ky fakultet?
Ne kemi krijuar laboratorë të Kimisë, Biologjisë Histologjisë, të Anatomisë, që janë duke u finalizuar dhe duke u kopsitur me pjesë të tjera që janë në një laborator modern. Një risi e Fakultetit të Shkencave Mjekësore është dhe bashkëpunimi dhe kontrata që kemi nënshtruar me universitetin e Mjekësisë dhe QSUT, që do të thotë se praktikat mësimore do të kryhen atje. Një risi tjetër është për studentët e Stomatologjisë që bashkëpunojnë me pedagogë të tyre, që kanë klinika moderne, ku do të bëjmë edhe praktikat e tyre. kjo është zgjidhje dhe risi për universitetin ‘Luarasi’. Pedagogët tanë që janë në këto klinika i kanë në kujdes. Është një model i mirë, ndaj zënë vend të parë degët tona, pasi që në vitin e 3 dhe të 4, që do të thotë se pedagogët marrin në angazhim studentët. Me të mbaruar fakultetin, këta studentë janë të punësuar. Zgjidhja që kemi bërë me pedagogët tonë, farmacitë kryesore që janë mund ti përdorim për praktika, dhe klinikat dentare. Risi tjetër që do të bëjmë për Infermierinë, është se hapin masterin deri sa të mbarojë bachelor dhe do të hapin degën mami, logopedi. Me hapjen e këtyre degëve të veçanta, ata do të profilizohen. Kjo bën që të përgatisim punonjës të shëndetësisë për brenda dhe jashtë vendit.

Ndalemi pak te stafi pedagogjik. Si është bërë përzgjedhja e tyre? Çfarë metode mësimdhënie do të kenë?
Metoda e mësimdhënies do të jetë direkte, sipas VKM të qeverisë, pasi nuk ka ndryshime. Po përpiqemi për metodat e digjitalizimit, për të qenë të përgatitur.

Si do të zhvillohet mësimi edhe pse jemi në pandemi?
Mendojmë se do të zhvillohet në auditor mësimi, duke zbatuar protokollin. Ne jemi përpjekur që të sqarojmë prindërit dhe studentët mbi procedurat. Ne jemi pro vaksinimit, mbajtjes së maskës. Vaksinimi është zgjidhje. Rastet kur ka pasur komplikacione janë sporadike, të rralla. Të sëmurët kronikë, kontrollohen paraprakisht nga mjekët që bëjnë vaksina, dhe kjo është metodikë. Të gjithë janë të vaksinuar, studentë e pedagogë te ne. Nëse do të ketë situata të rënda, pasi mendoj se nuk do të ketë mbyllje, po përgatitemi për metodë të digjitalizuar.

Nëse mund të na thoni për ecurinë e dy fazave të tjera për universitetin?
Ne fazën e parë mendojmë se kemi qenë mirë. mendoj se dhe faza e dytë do të jetë e mirë. pasi kemi pasur një numër të madh nxënësish që janë regjistruar. Në sportelet tona kanë marrë informacione të duhura, kanë parë edhe laboratorët. Stafi akademik është i përzgjedhur. Shumë studentë thonë se vijnë atje se është profesor Kastriot Boçari, apo Bara. Cilësia e studentëve të ardhur është e mirë.

Ç’mund të na thoni për programet e studimeve?
Cilësia e studentëve që ka ardhur te ne, premton që ata të dalin me rezultate të mira. Universiteti ‘Laurasi’ falë stimulimit që bënë kompania ‘Hysenbelliu’ është që i jep studentëve të mirë bursa. Viti i parë është ofertë, viti i dytë jepen çmime për dhënë stimuj për të mësuar. Ne do të ofrojmë 3 gjuhë të huaja, anglishten, italishten dhe gjermanishten. Në këtë kuadër, ne kemi bashkëpunim me universitet evropiane, kemi gati bashkëpunimin me Anglinë dhe Italinë dhe universitetin e Prishtinës. Ky program është i tillë, që është i ekuivalentuar, por vetëm një provim gjuhe. Studentët tanë s’do të kenë nevoje që të thirren nga agjencitë, por të kenë parametrat e tyre, që të shkojnë ku të duan jashtë shtetit.

Punësimi i garantuar…
Punësimi i garantuar është arritur në këto 3 pika. Për tregun e jashtëm ishin ato që thashë, ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin e tyre, me trajtime jashtë dhe ardhjen e pedagogëve të huaj këtu. Do t’i nxjerrim nga bankat e universiteti të përgatitur, pa shkuar në agjenci. Do të shtojmë kreditet e gjuhës, që të jenë më fleksibël, që të punojnë kudo. Për vendet e punës, për stomatologët, 80% e tyre është privat, apo dhe për farmacistët. Po krijojmë kushte me ERASMUS psh, që studentët e shkëlqyer do të aplikojnë për bursa dhe do të bëjnë projekte studimi, të bëjnë doktorata si dhe praktika në institucione. Ka terren në publik, dhe në privat. Një dypunësim me orët në përputhje të legjislaturës. Ne kemi kërkesa për infermierë, qoftë klinikat private por edhe shteti. Në këtë epidemi është parë nevoja për infermier. Ka punësime që të krijon kushtet, edhe rrogat thuhet se do të rriten, që shqiptarët mos të largohen, por të punojnë në vendin e tyre./BW

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/