Lodhja dhe depresioni/ Lidhja midis tyre dhe metoda për kurimin e patologjive që shkaktojnë

Oct 27, 2020 | 18:22
SHPËRNDAJE
PROF. DR. KIM MAKSUT DRASA
Kim Drasa1

Symptomat e Depresionit janë bërë 3x më të larta, gjatë karantinës COVID-19. Eksertet thonë që Pandemia e COVID-19 është një ngjarje traumatike, në një shkallë shumë të madhe. Ai ka shkaktuar shkatërim fizik, emocional dhe psikologjik dhe jo vetëm për pacientët, të cilët janë infektuar por edhe në popullsinë e gjërë.

Pranohet botërisht, shkencërisht se duke u foksuar në impaktin fizik të COVID-19 dhe mënyrat për ta stopuar përhapjen, ne kemi lënë jasht vemendjes, kondicionin që është nën radar: DEPRESIONIN. Ndërsa ne kemi qenë duke punuar me mbilodhje për tu kujdesur që njerëzit të mbajnë maska(mbulojnë fytyren); Larjen e duarve; Distancimi 2 metra; ne kemi harruar se karantinimi ka shkaktuar dëmtim të shëndetit mendor.. Studimi zbuloi që kishte më pak njerëz me symptoma, të depresionit, dhe me teper njerëz me symptoma gjatë COVID-19 sesa përpara tij.

Gjithashtu, u pa që disa grupe njerëzish ishin në rrezik, më të madh, për çfaqien e symptomave të depresionit. Kjo ndodhi se rastet e depresionit u rritën gjatë karantinës sepse njerëzit janë më tepër me izolim social, kanë më pak struktura dhe rutinë dhe më tepër pasiguri, rreth të ardhmes së tyre, e cila e dyfishon ndikimin negativ, të izolimit nga COVID-19.

Depresioni dhe Syndromi Lodhjes Kronike janë dy kondita, të cilat mund të bejnë çdo njeri të ndihet ekstremisht i lodhur, bile pas një nate që ka pushuar, fjetur mirë. Kjo është e mundëshme që njeriu ti ketë, në të njëjtën kohë, të dyja së bashku këto kondicione. Kjo është gjithashtu, të gabosh lehtë diagnostikimn për lodhjen nga depresioni dhe vice-versa.

Depresioni ndodh kur një person ndihet: I pikëlluar, I trishtuar, Anksioz, ose i pashpresa për një periudhë kohe, të gjatë. Njerëzit, të cilët janë me depresion shpesh kanë probleme me gjumin. Ata mund të flejnë shumë ose nuk flen aspak, fare.

Syndromi Lodhjes Kronike është një kondicion që i shkakton një personi të ketë ndjenjën e vazhdueshme të lodhjes, pa asnji shkak të dukshëm. Ndonjëherë Syndromi Lodhjes Kronike është diagnostikuar gabimisht si Depresion.

Kush janë diferencimet midis Lodhjes dhe Depresionit?

Diferencimi kryesor midis Lodhjes dhe Depresionit është që Syndromi Lodhjes Kronike është primarisht: Njcrregullim fizik ndrësa Depresioni eshte: Një çrregullim i shëndetit mendor. Këto të dyja mund të kenë disa mbivendosje, midis tyre.

Symptomat e Depresionit mund të përfshijnë: 1) Ndjesinë e vazhdueshme të trishtimit, pikëllimit, ankthit ose zbrazëtire. 2) Ndjesinë si i pashpresë, pa ndihme ose si i pavlefshem. 3) Mungesë interesimi, në hobi-es, të cilat i ka pas qejf, përpara. 4) Ha shumë tepër ose shumë pak. 5) Trubullime për tu koncentruar ose për të marrë vendime.

Symptomat fizike mundet, gjithashtu, të ndodhin me Depresionin. Këta persona mund të kenë, shpesh:1) Dhimbje koke, 2) Krampe, 3) Çrregullime në stomak, 4) Dhimbje të tjera.

Gjithashtu, këta mund të kenë trubullime për të shkuar me fjete ose mund të flejë gjithë natën por në mëngjes ndihet i rraskapitur.

Njerëzit me Syndromën e Lodhjes Kronike shpesh kanë symptoma fizike, të cilat nuk janë zakonisht të shoqëruara me Depresionin. Këto përfshijne: 1) Dhimbje kyçesh, 2) Limfonode të shtuara, 3) Dhimbje muskulare, 4) Dhimbje fyti.

Syndroma Lodhjes Kronike dhe Depresioni, gjithashtu prekin njerëz të ndryshëm kur ai ndodh gjatë aktiviteteve të përditshme. Njerëzit me depresion shpesh ndihen shumë të lodhur dhe nuk janë të interesuar, në bërjen e ndonjë aktiviteti, pamvarësisht nga detyra ose ju duhet të bëjnë shumë sforcime për ta kryer aktivitetin. Ndërsa, ata me Syndrome Lodhjes Kronike zakonisht kërkojnë të përfshihen në aktivitete por pothuaj ndjehen shumë të lodhur, me e krye aktivitetin.

Nje lidhje e pafat

Fatkeqësisht,njerëzit të cilët kan Syndromën Lodhjes Kronike mund të kalojnë në Depresion. Dhe ndërsa Depresioni nuk mund të shkaktojë Syndromen Lodhjes Kronike, ai mundet sigurisht, të shkaktojë rritje të lodhjes.

Shumë njerëz me Syndromen Lodhjes Kronike kanë çrregullime gjumi, siç është Insomnia (pagjumësia) ose Sleep apnea(Bllokim i frymëmarjes gjatë gjumit dhe zgjohesh sikur po mbytesh). Këto kondicione, shpesh bëjnë keqësim të ndjenjës së lodhjes dhe i bejnë njerëzit, të mos kenë një natë të mirë, gjumi. Ndërsa njerëzit ndihen të lodhur, ata mund të mos kenë motivacion ose energji me kryer aktivitetet e tyre, të përditëshme. Bile, të ulen të punojnë në kompjuter mund tju duket lodhje “maratonike”. Mungesa e dëshirës për të bërë ndonjë gjë mund ti vendosi ata në rrezikun për të kaluar në Depresion. Lodhja mundet gjithashtu të jap shkendi “zjarrit”, për të kaluar në Depresionin. Njerëzit me depresion shpesh ndihen shumë të lodhur dhe nuk dëshirojnë të marrin pjesë, nëpër aktivitete.

Diagnoza e Depresionit dhe Lodhjes   

Diagnoza e Depresionit bëhet duke ju pyetur për historinë gjëndjes shëndetsore dhe pastaj ju jepet një pyetsor, I cili do vlerësoj, ke apo nuk ke depresion dhe po e ke: në çfarë stadi je. Gjithashtu, duhet të caktohet se ke apo jo, sëmundje të tjera, të cilat po ju shkaktojnë symptomat, sikur je me depresion.

Përpara diagnostikimit për Syndromen Lodhjes Kronike, mjeku duhet tju bëjë disa teste për të përjashtuar kondicione, të tjera, të cilat shkaktojnë symptoma të njejta si kjo patologji. Symptomat kryesore, të cilat mund të ngatërohen janë: 1) Syndromi shqetsues këmbës; 2) Diabeti; 3) Depresioni.

TRAJTIMI i LODHJES dhe DEPRESIONIT

Terapia Psiqike ose Psikanaliste mund të ndihmojë, në trajtimin e depresionit (pra pa medikamente). Depresioni mund trajtohet me disa medikamente. Këto mjekime përfshijnë: 1) Antidepresante; 2) Antipsikolitik; 3) Stabilizues të sjelljes, humorit.

Duke përdorur antidepresante mundet që ndonjëherë mund të bejne që symptomat e Syndromes Lodhjes Kronike, të keqsohen. Prandaj duhet patjeter që doktori tju përcaktojë saktësisht që keni Syndromin Lodhjes Kronike apo Depresion. Ka shume rendesi sepse po ndodh shpesh që psikiatrit gabojnë, në përcaktimin e sakte, të diagnoses. Kjo duhet të behet para fillimit mjekimit.

Disa trajtime, Jo medikamentoze, mund të ndihmojnë në trajtimin e këtyre dy patologjive, shumë serioze ku perfshihen: 1) Ushtrimi i frymëmarjes thellë; 2) Masazhet; 3) Streching; 4) Tai Chi (nje lloj i arteve marciale); 5) Yoga; 6) Me doreza boxi, te godasin (100 x), ne dite.

Njërëzit me depresion ose me Syndromen Lodhjes Kronike duhet patjetër, të provojnë: kushtet e gjumit, te mire. Pra duhet të flejë, sa më mirë. Gjumi i thellë dhe i gjatë, në kohë mund të arrihet, duke zbatuar këto rregulla: 1) Shko në krevat, në të njëjtën orë, cdo natë; 2) Krijo një ambient, i cili promovon gjumin, sic janë: erresimi, qetsia dhe freskia e dhomes se gjumit; 3) Evito bërjen e dremitjeve, të gjata (deri 20’), para se te shkoni te flini; 4) Evitoni ushqimet dhe pijet (kafeina, alkoli, duhani) që ju demtojne, për të arritur gjumë perfekt. Shumica e njërëzve kur nuk i zë gjume, dalin në ballkon dhe pinë cigare (gabim); 5) Evitoni ushtrimet fiskulturore, të paktën deri 4 orë, para se të shkoni në krevat.

Lajmi i mirë është se këto dy patologji mund të përmirësohen nëqoftëse përdorni trajtimin e saktë.

DEPRESIONI I DYFISHTË

Depresioni i dyfishtë quhet kur dy tipe specifike, të depresionit janë të mbivendosura. Kjo është një situatë shumë serioze, e cila mund të bëhet shumë kërcënues, për jetën, po të lihet, pa u trajtuar.

Në terma mjeksore, kjo është një bashkekzistencë e dy patologjive, serioze, të cilat janë: 1) Crregullimet Depresive Persistente (PDD) dhe 2) Crregullimeve Depresive Madhore (MDD).

Personalisht, studiova: ngjashmëritë dhe diferencimet midis këtyre dy patologjive, PDD dhe MDD, si dhe cfar ndodh kur këto mbivendosen, sëbashku, në të njëjtën kohë.

Cfar është Depresioni i dyfishtë?

Depresioni i dyfishtë është kur pacienti i ka të dyja, patologjite: PDD dhe MDD. Këto dy tipe depresioni kanë shumë symptoma, të përbashkëta. Në përgjithësi, MDD është një formë shumë e ashpër e depresionit ndërsa PDD është një shkallë, më e ulët e depresionit dhe depresionit kronik.

Cilat janë pjesët e depreionit dyfishtë?

*Crregullimet Persistente Depresive (PDD) është një diagnosë e re. Kjo është quajtur: Dysthymia ose Depresioni Madhor Kronik.

Kriteret e vënies diagnoses të PDD: 1) Adultët- Tipare depresive, të paktën për dy vite, rrjesht. 2) Adoleshentët dhe Fëmijët- Tipare depresioni ose irrituese, të paktën, për një vit, rrjesht. 3) Të rriturit (gra, burra)- Symptomat nuk i jane ndaluar (pra pa symptoma),më gjatë, në kohë, se dy muaj, në të njëjtën periudhe kohë-zgjatje.

Përmëtepër, personi duhet të ketë, të paktën, dy nga këto symptom sic janë rrjeshtuar, më poshtë që të quhet i semurë dhe këto janë: 1) Oreks të varfër ose e kundërta të hajë shume (Oreks i tepruar). 2) Insomnia (pagjumesia) ose e kundërta fle shumë. 3) Lodhje ose energji e ulur. 4) Respekt dhe besim të ulur, tek vehtja e vet. 5) Koncentrimi dhe marrja e vendimit janë të varfëra. 6) Ndjenjën se është i pashpresë.

Çrregullimet bashkë ekzistuese janë të zakonshme dhe mund të përfshijnë: 1) Ankthin; 2) Depresion madhorë; 3) Çrregullime të personalitetit; 4) Çrregullime të përdorimit të substancave.

*Çrregullime Depresive Madhore: 

MDD është një çrregullim i humorit, sjelljes, e cila sjellë ndjesi persistente, intensitet të trishtimit dhe një humbje të përgjithëshme të interesit për jetën dhe për cdo gjë. MDD ka efekt të thellë (profund), në aspektin e jetës se si silleni ose ndjejeni. MDD mund të ta bëjë të vështirë ose të pamundur për të vazhduar jetën si një proçedurë e zakonshme.

Kriteret për të vendosur diagnozen, përfshijnë të paktën pesë nga symptomat, në vazhdim, duke i patur për dy jave rrjesht, brënda një periudhe kohe. Njëra nga këto mund të jetë:

^Humbja e interesit;

^Humbja e kënaqësisë;

^Humor i deprimuar.

^Gjëndje shpirtërore e depresuar (ose Irritim në fëmijët dhe adoleshentët).

^Interes i zvogëluar ose humbje e kënaqësisë për shumë gjëra.

^Ndryshime në oreks ose në peshe.

^Insomnia ose gjumë jasht normës.

^Lëvizjet trupore të ngadalsuara ose të alterume.

^Lodhje ose mungese të energjisë.

^Ndjesinë se je i pavlefshëm ose fajtor.

^Ngadalesim i të menduarit ose vështirësi në koncentrim dhe marrjen e vendimeve.

^Mendime të përsëritura të vdekjes ose suicidit (vet-vrasjes), duke patur edhe plan për suicide ose duke tentuar për suicide.

SYMPTOMAT e DEPRESIONIT DYFISHTË

PDD është kronike. Kjo patologji nuk mund të zhvillojë episode të qarta të depresionit. Symptomat MDD janë shumë të fuqishme. Kur ato janë hit (arrin kulmin), juve do ju duket vehtja sikur jeni jasht kushteve tuaja normale, bazale. Shumica e njerëzve me PDD kanë të paktën një episod të depresionit madhor, në jetën e tyre.

Symptomat e depresionit dyfishtë ndryshojnë nga personi në person. Symptomat tuaja të PDD mund të rriten në intensitet, veçanërisht depresion i humorit dhe duke u ndjerë i pashpresë.

Pacientët mundet, gjithashtu, të kenë edhe këto shenja, të cilat janë shenja që ju duhet të kërkoni ndihmë te menjeherëshme.: 1) Zbrazesi të rëndë, Fajtor, Pavlerësuar; 2) Vuajtie dhe dhimbje fizike të pa shpjegueshme; 3) Lëvizje të ngadalta trupore; 4) Mendime për vet-dëmtim; 5)Mendime të shpeshtë të vdekjes ose suicide; 6) Plane për suicide.

Diagnostikimi i Depresionit të Dyfishtë

Nëqoftëse ju keni symptoma të depresionit, shikoni të takoheni sa më parë me mjekun e kujdesit shëndetsor. Vizita duhet të përfshijë: Ekzaminimin fizik dhe testet laboratorike për të përjashtuar sëmundje, të tjera, të cilat japin afërsisht, të njëjtat symptoma si këto të depresionit. Nëqoftëse ju diagnostikoheni me PDD, mjeku duhet të zbulojë shenjat, mjaft shpejt, të depresionit madhor.

Gjithashtu, duhet ti përgjigjeni një seri pyetjesh, për të parë se mos keni PDD ose MDD ose të dyja sëbashku, njëkohësisht.

Trajtimi i Depresionit Dyfishtë

Trajtimet për PDD dhe MDD janë të njëjta. Këto përfshijnë zakonisht mjekime, psikoterapi ose kombinim i të dyjave. Trajtimi nuk është i njëjtë për cdo njeri. Disa medikamente për depresionin: 1) Selective Serotonin Reuptake Inhibitor (SSRIs); 2) Serotonin-Norepinephrine Reuptake Inhibitor (SNRIs); 3) Antidepresante Tricyclic; 4) Antidepresante Atipik; 5) Monoamine Oxidase Inhibitors (MAOIs).

Nëqoftëse nuk ndjeni efekt nuk duhet ta ndërprisni menjëherë mjekimin. Do ju duhet disa kohë për ta ndaluar, duke e ulur dozën nga ¼ kokre, për çdo jave. Kjo është shumë e rëndësishme. Plus duhet të dini se këto medikamente, do të duhen të kaloni disa javë që të ndjeni efektin pozitiv. Konkretisht mos i ndërprisni, absolutisht menjëherë.

Psikoterapia mund të jetë shumë e përshtatëshme dhe përfshinë: Terapinë vetëm duke biseduar ose Terapin Sjelljes Cognitive (CBT).Kjo mund të bëhet vetëm me mjekun ose në grup pacientesh/ësh (komunitet).

Nëqoftëse këto variante nuk ju japin përmirësim atëhere duhet të kaloni në këto dy lloj variantesh, agresive: 1) Electroconvulsive terapi (ECT) dhe 2) Transcranial magnetic stimulation (TMS). Qartesisht këto dy variante aplikohen në raste të rënda të depresionit, I cili nuk përmirësohet nga medikamentet ose psikoterapia.

Kush e shkakton Depresionin e Dyfishtë?

Shkaktarët e depresionit nuk janë pothuajse të qarta. Përkundrazi se sa një shkaktar i vetëm, kjo mund të jetë një kombinim i faktorëve, të tjerë, të cilat mund të jenë: 1) Ndryshime në tru; 2) Kimia e trurit; 3) Ambienti rrethues; 4) Genetice; 5) Hormonet.

Gjërat të cilat mund të rrisin rrezikun e depresionit, përfshijnë: 1) Ulje të respektit të vet-vehtes; 2) Eventet traumatike sic është Abuzimi; Humbje e të dashurës/it; Vështirësitë financiare ose në lidhjen në cift; 3) Histori familjare (ndonjeri me depresion), çrregullime të përdorimit alkoolit dhe suicide; 4) Çrregullime te tjera mendore siç janë: Çrregullime stresi post-traumatik (PTSD), Ankthi ose crregullme në të ushqyer; 5) Medikamntet ose alkooli; 6) Sëmundje kronike, serioze.

Përfundimisht: Depresioni dyfishtë është kur një person me crregullime depresive persistente, zhvillon depresion madhor. Të dyja, PDD dhe MDD mund të trajtohen dhe menaxhohen me efektivitet.

USHQIMET e SHËNDETSHME për DEPRESIONIN  

Një nga celsat e trupit të shëndetshëm është të hash ushqime të zgjedhura. Ushqyerja me një dietë të pasur me fruta, zarzavate, drithërat integrale, bishtajore, produkte qumeshti me yndyre-të ulët, mish pa dhjam, pula, dhe peshk. Kjo dietë mund të duhet të përdoret për një kohë të gjatë si ushqyerje qe te arrijme uljen e rrezikut tuaj për të shkaktuar probleme fizike shendeti.

A e dini ju që ushqimet cilësore (nutriente) mundet gjithashtu të mbrojnë shëndetin mendor? Gjithashtu, nuk ka një lloj ushqimi të caktuar, i cili mund të kuroj depresionin por thelbësore është që ushqyerja cilësore është kryesore për mbarëvajtjen e shendetit mendor.

Ushqimet Esenciale

Truri, si organet e tjera, ju përgjigjet sipas llojit ushqimit që ju hani dhe pini.

Ushqimet të cilat i duhen TRURIT për të ekzistuar i shëndetshëm, në të kundërt truri juaj rrezikohet që të semuret.

Dhe këto ushqime janë:

*VITAMINAT: C; D; B dhe Mineralet: Magnesium; Selenium; Zinc.

*CARBOHIDRATET komplekse: Që kur isha ne gjimnaz e kisha dëgjuar që truri ka nevojë për sheqer dhe para provimit hanim ushqime me sheqer. Energjia e trurit varet nga Glucosa. Ky sheqer i thjeshte ju e merrni prej carbohydrateve, të cilat i perdorni në dietën ditore. Carbohidratet ndihmojne në stimulimin e trurit, në mirëqënien e neurotransmetuesve të Serotonines. Carbohidratet gjenden ne: Frutat dhe Zarzavatet; Drithrat integrale, Bishtajoret.Trupi jonë i konverton këto carbohydrate në glukoze, shumë më ngadalë sesa carbohidratet e thjeshta (mos e harroni kete pike).

*AMINO ACIDET: janë “blloqe ndërtimi” të Proteinave. Këto janë esenciale për funksionimin e Neuro-transmetuesve te trurit se edhe ato qe cojne mesazhe kimike, të cilat dërgojnë sinjale midis qelizave nervore (p.sh. Serotonina është një neuro-transmetues, e cila është përgjegjëse për pasjen e ndjenjës së kënaqësisë; ky përbëhet prej amino acid-Triptofan) dhe (Dopamina është neuro-transmetues, e cila ju ndihmon të ndjejeni të motivuar. Dopamina derivohet nga amino acid-Phenylalanine).

*ACIDET DHJAMORE, gjithashtu, thelbësore për shëndetin e trurit. Një pjesë e madhe e trurit përbehët nga dhjami, duke perfshire acidet dhjamore: Omega-3 dhe Omega-6. Mos haroni, asnjëherë: Trupi njeriut nuk mund ti prodhojë vet këto acide dhjamore. Në vënd të kësaj trupi i absorbon këto prej ushqimeve që hani. Kjo është e mirë që të ketë një balancim të barabarte te Omega-3 dhe Omega-6, në dietën tonë. Fatkeqësisht, dieta tipike, Perendimore, përmban sasira të tepruara të acideve dhjamore Omega-6 dhe sasi jo suficiente të acideve dhjamore Omega -3 .

* UJI është nutrienti final, i rëndesishëm për trurin. Uji përbën pjesën më të madhe të masës trunore. Sasia e pirjes ujit është themelore se edhe sikur te pini mesatarisht ka rrezik sepse edhe hidratimi mesatar mund të çoj në cfaqien e symptomave të shëndetit mendor, të dëmtuar, sic janë: Irritimi dhe Humbja e koncentrimit.

USHQIMET që duhet të HAME  

Për ta patur më të qartë se cfar ushqimesh duhet të hani për të ndihmuar trurin që të funksinojë normalisht. Konkretisht duhet të hani këto ushqime, të cilat po jua përcaktoj saktësisht se kush I ka ingredientet kryesorë pëe shendetin normal të trurit:

1) Vitamin C:  Qitro, Jeshillëqe.

2) Vitamin D:  Salmon; Karkaleca; Vezë; Qumeshti i fortifikuar; Juice; Cereal.

3) Vitamin B:  Mish i kuq, Peshk; Vezë; Drithra integrale; Jeshillëqe.

4) Magnezium, Selenium, Zinc:  Arroret; Farat; Buke integrale; Jeshillëqe, Peshk.

5) Carbohidrate komplekse:  Bukë me drithra integrale; Cereal; Oriz i erret; Kuinoa; Bishtajore; Mel; Niseshte zarzavatesh nga Patatia, Misri, Bizele, Kunguj dimërore.

6) Tryptophan:  Mish i kuq- pa dhjam; Pula; Vezë; Fasule.

7) Phenylalanine:  Mish i kuq, pa dhjamë; Zogj fshati; Vezë; Produkte qumështi; Fara soje; Fara.

8) Omega-3:  Salmon; Trofta; Ton; Fasule; Arra; Brokoli; Spinaq; Lulelakër; Pjepër; fara Cia; fara Kerpi; Canola; Vaj fara Liri.

9) Omega-6:  Pula; Vezë; Drithra; Vaj vegjetal.

EVITONI këto USHQIME

1)            Pijet kafeinate: Caji; Kafe; Pijet e buta.

2)            Pijet alkolike.

3)            Ushqimet me Sheqer.

4)            Ushqimet e skuqura, thellësisht.

5)            Ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara (kanë shumë kalori por jo për të pasur trurin të shëndetshëm por e demtojne Trurin).

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura