Votimi “tradhton” Elhaida Danin, e 17-ta me 34 pikë. Eurovision e fiton Suedia. Ja kush na votoi

May 24, 2015 | 22:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Elhaida Dani u rendit e 17 në natën finale të ‘Eurosong 2015’, duke marrë 34 pikë, ndërsa vendin e parë e zuri Suedia me 365 pikë. Nga ana e saj, Shqipëria i dha 8 pikë Rusisë dhe 10 pikë Greqisë, ndërsa pikët maksimale i rezervoi për Italinë, 12 pikë. Ajo që ra në sy ishte votimi i ulët i vendeve fqinje. Shqipëria mori 12 pikë nga Maqedonia, 6 pikë nga Greqia dhe po 6 pikë nga Belgjika. Vendet e mëdha europianë në të cilën jetojnë mijëra shqiptar si Italia, Gjermania, Franca, Anglia etj. nuk dhanë asnjë pikë për Shqipërinë.

Elhaida Dani ne Eurosong

Elhaida performoi e parafundit me këngën e saj “I’m Alive” mbrëmjen e së shtunës në natën finale të ‘Eurosong-ut”. Pas suksesit që arriti në natën e parë duke u kualifikuar për në finale, këngëtarja shqiptare solli sërish të tjera emocione. Gjatë garës në natën e parë dhe të dytë, këngëtarja shqiptare mori duartrokitje dhe brohoritje të shumta nga publikut në Vjenë, me këngën e saj ” I’m Alive”.

Hyrja Elhaida Danit ne skenen e Euroson
Votimi ne Eurosong
Renditja e shteteve  pas votimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura