VIDEO/ Rama dhe Erdogan në Laç, i dorëzojnë familjeve çelësat e banesave të rindërtuara pas tërmetit

Jan 17, 2022 | 11:38
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Erdogan së bashku me kryeministrin Edi Rama ndodhen në Laç, për t’i dorëzuar çelësat e banesave të reja familjeve që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Erdogan u prit me muzike dhe valle, ndërsa fillimisht fjalen e mori kryetarja e bashkise Kurbin, Majlinda Cara, e cila falenderoi popullin turk dhe Presidentin Erdoga për ndihmën e dhënë.

Me herët Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan mbërriti në aeroportin e Rinasit ku u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Axhenda

09:25 – Ceremonia e pritjes, aeroporti “Nënë Tereza”

 10:05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç

10:20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13:00 – Takim midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoðan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

15:00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp (vendi: Holli i COD)

16:00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17:00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18:00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

Marrëveshjet që do të firmosen

1-Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

2-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

3-Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

4-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

5-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

6-Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

7-Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura