VIDEO/ 5 gola dhe 2 kartonë të kuq! Spektakël në “Elbasan Arena”, kampionët e Teutës i shkaktojnë humbjen e parë Kukësit

Oct 3, 2021 | 18:47
SHPËRNDAJE

Teuta mposhti me rezultatin 2-3 Kukësin, në supersfidën e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Një sfidë që i pati të gjitha, 5 gola që në pjesën e parë, 2 kartonë të kuq penallti, dhe ndërhyrje nga sistemi VAR. Në fund ishin durrsakët e Edi Martini që festuan këto 3 pikë të rëndësishme.

Ndeshja

FT: KUKËSI – TEUTA 2-3

Korreira 12′, Taipi 27′ (p) / Aleksi 7′, Plaku 32′, Koubemba 44′

KOMENI LIVE: 

Mbyllet sfida!

90+7′ Akuah ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

90+5′ Pepi Gjiorgev, pati shansin e artë për ta vrarë përfundimisht sfidën, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Qirko.

90+2′ Gjelbërim Taipi dhe Asion Daja ndëshkohen me karton të kuq nga gjyqtari Juxhin Xhaja. Skuadrat e mbyllin ndeshjen me 10 lojtarë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

89′ Zëvendësim te Kukësi largohet Korreira, vendin e tij e merr Kristi Marku.

86′ Zëvendësim tek Teuta, largohet Kallaku, vendin e tij e merr Zogaj.

83′ Rast i artë për Kukësin me Shqipërim Taipin, mesfushori gabon një 11 metërsh në lëvizje, nuk iu besojnë syve verilindorët. Shans i shkëlqyer për të.

77′ Dragoshi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar, ndërkohë e pësojnë edhe Gjelbërim Taipi dhe Selmani që ndëshkohen për protesta.

75′ Zëvendësim edhe te Kukësi, largohet nga fusha e lojës, Puntus, vendin e tij e merr Daci.

74′ Zëvendësim tek Teuta, largohet Koubemba në vendin e tij Pepi Gjorgev.

73′ Edi Martini ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

67′ Kukësi është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit. Teuta tenton ta “vrasë” sfidën nëpërmjet kundërsulmeve.

60′ Zëvendësim tek Teuta, largohet Sebino Plaku, vendin e tij e merr Ildi Gruda.

55′ Kukësi gjen rrugën e rrjetës me braziliani Korreira, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të kroatit Edi Basha. Një pozicion jashtë loje milimetrik.

53′ Kukësi e ka nisur në sulm këtë pjesë të dytë, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme drejt portës së Qirkos.

52′ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet Peposhi, vendin e tij e merr Dragoshi.

46′ Vetëm pak sekonda në fushë, Shqipërim Taipi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë, Kukësi kryen menjëherë zëvendësim, largohet Milunoviç i dëmtuar, vendin e tij e merr Shqipërim Taipi.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2′ Rrezikon sërish Kukësi me Puntus, por sulmuesi nuk arrin të devijojë brenda zonës.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

44′ Verilindorët kërkojnë të surprizojnë me një eurogol nga mesfusha, por i vëmendshëm Pano Qirko që devijon në këndore.

44′ GOOOL TEUTA 2-3/ Nuk kanë fund surprizat në Elbasan. Durrsakët sërish në avantazh me anë të futbollistit Koubemba, që nuk fal me portën e boshatisur. Karton i verdhë për portierin Tafas. 

39′ Goditje dënimi për Kukësin, nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Taipi, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

37′ Teuta provon të surprizojë sërish me Sebino Plakun, por kësaj here kontrollon gjithçka portieri Tafas.

32′ GOOOL TEUTA 2-2/ Ndeshje e çmendur në “Elbasan Arena”, Sebino Plaku barazon shifrat për durrsakët. Sulmuesi kryeqytetas shkëputet bukur dhe mposht portierin Tafas. 

27′ GOOOL KUKËSI 2-1/ Verilindorët përmbysin rezultatin. Kapiteni Gjelbërim Taipi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

25′ Penallti për Kukësin, për prekje me dorë të Xheksonit brenda zonës, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Xhaja akordon 11-metërsh. Albano Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

19′ Rast i artë për Kukësin me Puntus, e pabesueshme çfarë humbet sulmuesi moldav, pas asistit të Ndrecës, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

18′ Duel spektakolar në “Elbasan Arena”, verilindorët e Longos shtyjnë përpara në kërkim të golit të dytë.

12′ GOOOOOL KUKËSI 1-1/ Zgjat vetëm 5 minuta festa e Teutës, verilindorët barazojnë rezultatin me sulmuesin brazilian Korreira, i cili devijon drejt rrjetës një top të gjuajtur nga Edi Basha, pas një aksioni spektakolar. 

7′ GOOOOOL TEUTA 0-1/ Zhbllokohet sfida në  “Elbasan Arena”, Albano Aleksi kalon në avantazh kampionët. Pas një topi të larguar nga Bytyçi, futbollisti i skuadrës durrsake gjuan me të majtën brenda zonës, duke tundur rrjetën. 

4′ Kukësi fiton 2 goditje këndi të njëpasnjëshme duke ushtruar presion në portën e Teutës.

2′ Verilindorët e Longos e nisim menjëherë në sulm. Provon sulmuesi Edi Basha, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Qirko.

1′ Staton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafa, Hila, Bytyçi, De Lukas, Ndreca, Peposhi, Gj.Taipi, Milunoviç, Basha, Puntus, Korreira Da Silva. Trajner: D.Longo

TEUTA: Qirko, Selmani, Xhekson, Todorovski, Aleksi, Akuah, Daja, E.Vila, Kallaku, Koubemba, Plaku. Trajner: E.Martini

Kukesi-Teuta

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura