Lisa Marie Presley shet peshk dhe patate të skuqura!

Sep 28, 2012 | 21:06
SHPËRNDAJE

Ajo është e bija e legjendës së muzikës, Elvis Presley, e cila ka trashëguar pasuri dhe privilegje.

Por, Lisa Marie Presley ka mbajtur fshehur një punë të saj sekret, … ka shitur peshk dhe patate të skuqura nga një furgon Mr. Chippy në Rotherfield, në Sussex-in Lindor në Angli.

44-vjeçarja u ka shërbyer klientëve rregullisht, aty pranë, në fshatin e qetë, pavarësisht se jeton në një rezidencë 9million sterlinash.

Ajo ishte mjaft e eture të mësonte në lidhje me mënyrën britanike të jetesës, dhe kaloi një ditë të shkëlqyer duke shërbyer peshk dhe patate të skuqura për vendasit, tha një banore e zonës.

Që kur ajo është vendosur në këtë fshat mund të thuhet se ajo i është përkushtuar tërësisht jetës lokale.

Në foto paraqitet Lisa Marie dhe djali i saj 19- vjeçar duke shërbyer bashkë me pronarin e Fast Food-it, Justin Scales

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura