Lirimi i Alqi Bllakos/ Deputeti i PD-së: Nuk ka folur ndaj mori shpërblimin e tij! Drejtësia cedon se ka ndërhyrje politike

Oct 6, 2022 | 19:57
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi e ka konsideruar një ndërhyrje politike lirimin e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako dhe vendosjen e tij nën masën e arrestit në shtëpi.

lucianoboci

Gjatë një interviste për emisionin “Frontline”, Boçi deklaroi se lirimi i Bllakos ishte pikërisht shpërblimi që ai mori në këmbim të heshtjes së tij për aferën e inceneratorëve.

Sipas deputetit demokrat, drejtësia cedon pasi ka ndërhyrje dhe kontroll total politik.

Boçi: Ka qenë një lajm i papritur sepse gjatë kësaj kohe situata ka vluar dhe janë paraqitur më shumë fakte korruptive sa i përket aferës së inceneratorëve, si nga PD po ashtu edhe nga denoncime të bëra nga Partia e Lirisë. Kemi thënë që dy autorët janë Rama vetë dhe sekretari i tij.

Kënaqësia jonë nuk është që Bllako është të rrijë në burg, këta janë leva që janë përdorur, autorë janë të tjerë. Derisa nuk ka folur Bllako ka marrë edhe shpërblimin e tij. Aferat janë aty, asnjë incenerator nuk punon. Mënyra e vendosjes dhe impostimi i drejtësisë cedon sepse ka ndërhyrje dhe kontroll total politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura