Liliana Hoxha tregon rastin tjetër kur donin ta vrisnin: Nexhmija ndihej e cenuar nga…

Dec 5, 2017 | 16:55
SHPËRNDAJE

Liliana Hoxha, nusja e djalit të diktatorit Enver Hoxha tregon mes te tjerash gjatë rrëfimit të saj sot në “Panorama” edhe për tentativen tjetër që i kanë bërë për ta vrarë.

liliana dhe nexhmija

E pyetur nga “Panorama”, nese ia ka vlejtur per jeten e saj perkushtimi qe ka treguar per të vërtetën rreth Enver Hoxhes, duke shkruar edhe dy libra, Liliana pergjigjet:

“Siç kam theksuar shumë herë, vrasjen e Enver Hoxhës e shoh vetëm si çështje kombëtare. Nuk do ta bëja dot vetëm për një person. Për këtë nuk ndiej as mburrje, as vanitet, as protagonizëm. Qëllova thjesht një shqiptare e ndërgjegjshme pranë kupolës qendrore të krimit, që duhej zbardhur për interesin e përgjithshëm”.

Ajo tregon se pas librit “Tanët” kishte ndodhur nje tjeter tentative per ta vrare.

“Pas librit “Tanët”, ndodhi një tentativë tjetër vrasjeje ndaj meje, por për çudi divine, pa rezultat. Siç thashë, në dosjen e krimit Mehmet Shehu, qëndrojnë bashkë kryeministri me gruan e tij të vdekur e familjen të persekutuar, si dhe Sokoli bashkë me familjen e tij, djali i dytë i Nexhmijes, vetëm për dashurinë që kanë ndaj të atit. Rezulton që ajo, edhe pse me fuqi okulte, është ndierë potencialisht e cenuar vetëm nga Ismail Kadare, Mehmet Shehu e Sokoli me familje. Ndaj, si të mos ia ketë vlejtur lufta ime për të vërtetën kombëtare?!”- thote ajo.

Intervisten e plote marre nga ARISTIR LUMEZI e lexoni sot ne PANORAMA PRINT

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura