LIGA E KOMBEVE/ Spanja “dëfrehet”, e kthen në tenis ndaj Kroacisë. Bind edhe Belgjika (VIDEO)

SHPËRNDAJE

U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshjen në Ligën e Kombeve. Ra në sy, fitorja e thellë e Spanjës në Ligën A, me shifra tenistike 6-0, ndaj Kroacisë, e cila u duk totalisht e dorëzuar.

spanjaa

Golat për iberikët mbajnë firmën e Saul, dhe dy herë Asensio në pjesën e parë, ndërkohë që Rodrigo, Serxhio Ramos dhe Isko, shënuan tri herë të tjerë në pjesën e dytë. Kjo është fitorja e dytë për Spanjën, edhe pas 3 pikëve të marra në fitoren 1-2 me Anglinë.

Po në Ligën A, bindi edhe Belgjika, ku fitoi 0-3 në transfertë me Islandën. Goli i parë u shënua nga Hazard me penallti në të 29-tën, ndërkohë që Lukaku dyfishoi vetëm dy minuta më pas. Sulmuesi i Mançester Junajtid, plotësoi edhe dopietën personale, me golin e minutës së 81-të.

Në Ligën B, Bosnja fitoi në shtëpi, minimalisht me shifrat 1-0, dhe ndeshjen e vendosi një gol i Edin Xhekos. Më poshtë, rezultatet e plota të mbrëmjes së sotme.

 

LIGA E KOMBEVE

Liga A

Spanjë-Kroaci 6-0

(Saul 24′, Asensio 33′, 36′, Rodrigo 49′, Ramos 57′, Isko 70′)

Isko 70′

Ramos 57′

Asensio 36′

Asensio 33′

Saul 24′

Islandë-Belgjikë 0-3

(Hazard pen. 28′, Lukaku 31′, 81)

Liga B

LIVE | Bosnje-Austri 1-0

Liga C

Finlandë-Estoni 1-0

Hungari-Greqi 2-1

Liga D

Moldavi-Bjellorusi 0-0

San Marino-Luksemburg 0-3

Formacionet Spanjë – Kroaci:

Spanja: De Gea, Karvahal, Naço, Buskets, Saul Nigez, Rodrigo, Ramos, Gaja, Asensio, Sebajos, Isko.

Kroacia: Kaliniç, Vërsaljko, Perisiç, Mitroviç, Rakitiç, Kovaçiç, Modriç, Brozoviç, Santini, Vida, Pivariç.

dsgbfdsx

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.