Leskaj: Do forcojmë auditin për karburantet e mjedisin

Mar 8, 2017 | 12:04
SHPËRNDAJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Zyra e Byrosë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunimit për auditet.

leskaj

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, dhe homologu i Kuvajtit, Adel Abdulaziz Al-Saraawi. Presidenti Al-Saraaëi prezantoi një plan pune ku do të bazohet marrëveshja e bashkëpunimit me KLSH-në.

Kreu i Byrosë së auditimit të Kuvajtit theksoi se institucioni që ai drejton është e përkushtuar për të çelur një horizont të ri ndërveprim mes dy institucioneve, duke u fokusuar në fushat e menaxhimit të riskut, zbatimit të standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t, auditimit të sektorit të hidrokarbureve, transparencës dhe integritetit, kontrollit të brendshëm dhe auditimit mjedisor.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj, vuri në dukje dobishmërinë që do të sjellë zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Byronë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit, që përfaqëson një institucion modern dhe inovativ, jo vetëm në ARABOSAI, por edhe në komunitetin e INTOSAI- t. “SAB i Kuvajtit renditet ndër SAI-t e pakta që realizon auditimet të llojit ‘para-faktit’ (ex-ante audit), si dhe ka mbi 20 vjet që kryen auditime të performancës në një numër të konsiderueshëm në nivel vjetor.

Mbështetja e Kuvajtit është e rëndësishme për Shqipërinë dhe ne si Kontroll i Lartë i Shtetit shohim një aspekt tjetër të këtij bashkëpunimi, përpos atij financiar, atë të ndërveprimit institucional përmes auditimeve të përbashkëta, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale”, u shpreh Kryetar i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Presidenti Al- Saraawi shprehu interes edhe për Konferencën Shkencore të KLSH, të cilën e konsideroi si një forum të rëndësishëm në funksion të kërkimit shkencor në fushën e auditimit dhe më gjerë, ku mbështeti propozimin e Leskajt për organizimin e një konference të përbashkët shkencore, një pikë kjo e cila u pasqyrua edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura