“Ngjarja u mbajt e fshehtë për 6 muaj”- Burri i ministres plagosi drejtorin, Noka: Ky është krim shtetëror! Nuk u dha asnjë dorëheqje dhe nuk u mor asnjë masë

Apr 30, 2024 | 14:13
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë ndër të tjera komentoi plagosjen e drejtorit ATK-së, Eri Koshaj nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri  Ibrahimaj gjashtë muaj më parë, pasi ish-vartësi i ministres nuk pranoi të dorëhiqej.

noooo

Noka tha se ngjarja e cila konsiderohet një krim shtetëror u mbaj e fshehur për gjashtë dhe nuk u morr asnjë masë.

Ai shtoi se edhe në momentin që ngjarja u bë publike askush nuk mori asnjë përgjegjësi.

Noka: Burri i ministres që plagos me thike  një drejtor që nuk pranon urdhrin e tij për të dorëhequr, sepse i thotë “o lësho vendit, o do të vras”, tregon qasjen që banda e pushtetit ka me ligjin.

Motoja juaj është “shteti trajtohet si plackë dhe pushteti është jo për të vendosur të drejtën, por për të mbyllur skandalet e organizatës kriminale që quhet  qeveri”.

Gjashtë fshehje e këtij krimi shtetëror është një tjetër skandal i padëgjuar. Për këtë jo vetëm që nuk u dha dorëheqje dhe nuk u mor asnjë masë, por kur zonja ministre e pa që iu zbulua skandale, nuk gjykoj tha ata që u zbuluan, pra përgjegjësia asgjëkundi.

Kjo tregon se këtu shqiptarët kanë një shtet kriminal fund e krye.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura