‘Lëshimi madh i bërë nga PS, me pahir’, Rama: Opozita jashtëparlamentare dhe ajo presidenciale s’e respektojnë Kuvendin, ne do diskutojmë…

Jul 15, 2020 | 13:21
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka theksuar edhe sot deklaratën e tij se Parlamenti “është sovran e mbi parlamentin s’është askush e s’mund të dalë askush”, lidhur me akuzat për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.

Rama e vuri theksin që sot PS, “ka konfirmuar seriozitetin e plotë në zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit”.

Duke iu referuar miratimit pa konsensus në Komisionin e Ligjeve të marrëveshjes së 5 qershorit me opozitën jashtë Parlamentit, Rama tha:

“Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakortësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensues se opozita parlamentare refuzon të pranojë mos depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit cka sic e dini, është lëshimi madh i bërë nga PS, jo me hirin e objektivave të vet por me pahirin e një nevoje për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

Ndërkohë që dje, komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qyettaërve jo vetëm në zgjedhjen e partive por dhe dhënien e pëlqimit për deputetin apo deputeten e pa rrezikuar një arritje madhore të PS, në radhë të parë e forcave të tjera në këto ite, përfaqësimin e vajzave e grave në Kuvend

Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensues të plotë në opozitën parlamentare në votimin e djeshëm.

Jemi në mes si shumicë qeverisëse dhe si PS të dy palëve, me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe s’kemi konsensus për atë që këto palë me vete nuk duan.

Reagimi i opozitës jashtë parlamentare edhe opozitës presidenciale ndaj kësaj nisme është i papranueshëm

Qoftë në aspektin etik, qoftë në aspektin politik, dhe në aspektin kombëtar.

Pse? Sepse unë e di, ju e dini që as opozita jashtë parlamentare as presidenciale nuk e vlerësojnë e as e respektojnë Kuvendin e Shqipërisë, Parlamentin e vendit, por kjo nuk e ndryshon faktin që Kuvendi është sovran, dhe në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi të sulmohet, anatemohet, përbuzet qoftë nga një institucion si Presidenti dhe këtë e them në radhë të parë se etika institucionale është baza e shkruar në cdo paragraf të parë të kapitullitn të parë të cdo edukate shteti e qoftë nga vetë opozita jashtëparlamentare që zgjodhi ta braktisë Kuvendin m,e vullnetin e vet të lirë, ta zhvleftësojë Kuvendin me vendimin e vet sovran, mund të zgjedhë edhe ta përbuzë Kuvendin por përtej kësaj, asgjë tjetër smund të bëjë e asgjë nuk e shlyen nga përgejgjësia që ka lidhur me ata të cilët sot janë deputetë të opozitës në Parlament.

Nuk i kam sjellë unë, Balla e PS, i ka sjellë opozita jashtëparlamentare, me firmën dhe vulën e drejtuesve të saj, janë zgjedhja e tyre e ne sna mbetet vetëm ta respektojmë cdo deputet të opozitës në Kuvend.

Ne do ta diskutojmë me opozitën parlamentare detajimin e nismës kushtetuese dhe integrimin në kodin zgjedhor pa cënuar asnjë pikë e asnjë presje të cka në kodin zgjedhor do integrohet si fryt i marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura