Legalizimet, 370 familjet që kanë gati lejen në Tiranë

Feb 23, 2018 | 15:04
SHPËRNDAJE

legalizimeSi do të lehtësohen procedurat e regjistrimit në Hipotekë

Agjencia e Legalizimeve publikon listën e përfituesve

Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Jug ka publikuar dje listën e familjeve, që kanë gati lejen e legalizimit. Gazeta boton sot emrat e 370 përfituesve, të cilët duhet të paraqiten pranë sporteleve të Agjencisë për të tërhequr lejen. Praktika e radhës për regjistrimin e kësaj pasurie në Hipotekë ndiqet nga ALUIZNI. Ky institucion ka detyrimin për ndjekjen deri në fund të procedurave për pajisjen e qytetarëve me tapi.

Vonesat e krijuara në regjistrimin e titujve të pronësisë do të sjellin bashkimin nën një strehë të tri institucioneve kyçe, siç janë ALUIZNI, Hipoteka dhe ATP. Kjo do të sjellë lehtësim të praktikave dhe njëherazi do të shmangë sorollatjet e qytetarëve. Po ashtu, nëpërmjet ngritjes së Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë, lëshimi i tapive do të mundësohet automatikisht nga Regjistri Kombëtar Digjital i Pronës jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura