Legalizimet, 1667 përfituesit e lejes për qytetin e Durrësit

Apr 16, 2015 | 14:19
SHPËRNDAJE

Gjuzi: Qytetarët i takojnë zonës së Kënetës, duhet të paguajnë faturën

Agjencia e Legalizimeve ka publikuar listën e re me emrat e qytetarëve që kanë gati lejen e legalizimit. Gazeta boton sot emrat e 1667 përfituesve për zonën e Kënetës në Durrës. Sipas drejtorit të ALUIZNI-t për qarkun e Durrësit, Flamur Gjuzi, qytetarët që kanë emrin në listë duhet të paraqiten për të tërhequr faturën. Pasi të kenë bërë pagesën për truallin, ata do të pajisen me lejen e legalizimit, duke u hapur në këtë mënyrë rrugë edhe procedurave të regjistrimit të pronës në Hipotekë në emrin e tyre. “Qytetarët përfitojnë këto lehtësira financiare, ku në rast pagese të menjëhershme, pra brenda 45 ditësh nga data e marrjes në dorëzim të faturës së parcelës ndërtimore, përfitohet një zbritje -20% nga vlera e përllogaritur e parcelës ndërtimore”, bën me dije Gjuzi.

Klikoni ketu per te pare listen e plote

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura