Ledri Vula shpreh dëshirën e vetme për ditëlindje. Sara Hoxha i bën urimin e ëmbël: Je mashkulli që dua të mbaj përgjithmonë në zemër

Jul 10, 2020 | 13:25
SHPËRNDAJE

Ledri Vula feston sot 34-vjetorin e lindjes. Dhe reperi i njohur ka shprehur dëshirën e tij të vetme për ditëlindje.

Ai postoi një foto teksa këndonte live dhe tha se dëshiron t’i rikthehen koncertet.

“? Dëshira ime për këtë vit është që të rikthehen koncertet dhe t’iu shoh duart lart 10/10”- shkroi këngëtari.

Në këtë ditë të veçantë për të s’kishte si të mungonte urimi i të dashurës së tij, Sara Hoxhës.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo ? Gëzuar ditëlindjen mashkullit që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time ? #Culi”- shkroi Sara Hoxha, e cila e shoqëroi postimin me një foto duke u puthur me këngëtarin në perëndim të diellit.

Ledri Vula ka qenë shumë i angazhuar në projekte kohët e fundit.

Ai ka sjellë dy bashkëpunime të suksesshme. Bashkëpunimi i parë ishte me Capital T dhe kënga titullohej “DMP”. Ndërsa kënga tjetër “Aman” erdhi në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Lumi B.

/Panoramaplus.al

   

 

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura