“Le të ikin shqiptarët se na vijnë nga Bangladeshi”- Meta komenton dhënien me koncesion të shtetësisë: Kërkon të sjellë të pasurit për të bërë pazare

Aug 15, 2022 | 13:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar edhe vendimin e qeverisë për të dhënë me koncesion shtetësinë shqiptare. I pyetur nga gazetari i Panorama, Mariglen Kume, ish-Presidenti u shpreh se këto janë aventura të Ramës, në vazhdim të logjikës së kryeministrit “le të ikin shqiptarët se na vijnë nga Bangladeshi”.

Sipas Metës, kjo bëhet me qëllim që në Shqipëri të vijnë të pasur dhe të bëjnë pazare me Ramën për të marrë pronat publike të shqiptarëve.

“Nëse do të merremi me skandalet që prodhon kjo qeveri, merremi, por kjo është dëshira e kësaj qeverie, që të zhvendosim vëmendjen nga prioritetet e mëdha të shoqërisë tonë. Kjo është një aventurë e shpallur që le të ikin shqiptarët se na vijnë nga Bangladeshi. Me këta ne do integrohemi në BE, këta edhe ndonjë vit do ti mbajmë sa të mësojnë shqipen, pastaj do i largojmë. Edhe kjo është bë vazhdon e kësaj logjikë, që të ikin shqiptaret dhe të sjellin njerëz të pasur të vijnë ti blejnë pronat dhe ti kthejnë në shërbëtorë ose ti përzjenë edhe atë në emigracion. Këto janë skenarë që nuk do funksionojnë”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura