“Le ta djegim Amber Heard”- Zbulohet mesazhet kërcënuese të Johnny Depp për ish gruan: Do të përdhunoj kufomën e saj për tu siguruar që ka vdekur

Feb 29, 2020 | 12:30
SHPËRNDAJE

Mesazhe të dyshuara që janë shkruar nga aktori Johnny Depp përmbajnë kërcënime me vdekje për ish bashkëshorten e tij Amber Heard.

 

Mesazhet u zbuluan gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Lartë në Londër.

Në nëntor 2013, Depp dyshohet se i dërgoi mesazh aktorit Paul Bettany duke thënë: “Le të djegim Amber”.

Gjithashtu në të njëjtën ditë i dërgoi një tjetër mesazh ku shkruhej: “Le ta mbytim atë para se ta djegim atë!!! Do ta përdhunoj kufomën e saj të djegur më pas për t’u siguruar që ka vdekur.”

Mesazhet u lexuan në seancën gjyqësore të Depp me gazetën britanike The Sun. Aktori paditi median pasi publikoi një artikull në vitin 2018 ku pretendonte se ylli i Pirateve të Karaibeve dhunoi ish bashkëshorten, Amber Heard.

Ekipi i mëparshëm i avokatëve të Depp ndau aksidentalisht një arkiv prej 70,000 mesazhesh me avokatët e The Sun.

Mesazhet u bënë publike si pjesë e mbrojtjes së gazetës ndaj Depp, i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj Heard por që aktori i mohon.

Sipas pretendimeve dhuna u ushtrua gjatë një fluturimi me një avion privat në maj 2014.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura