Largimi i Doshit nga grupi i PS-së, BE: Marrëveshja PS-PD të zbatohet edhe për individë me rekode kriminale

Mar 2, 2015 | 17:19
SHPËRNDAJE

Pak kohë pasi grupi parlamentari i Partisë Socialiste vendosi largimin e deputetit Tom Doshi, kanë reaguar edhe përfaqësitë diplomatike të akreditura në Tiranë.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë thotë se mbështet hapat që nevojiten të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike.

Ambasadorja e BE-se ne Tirane, Romana Vlahutin

“BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, që janë përparësi kyçe për Shqipërinë”,-thuhet në deklaratën për media.

Ndërkaq, mesditën e së hënës, grupi parlamentar socialist vendosi përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga radhët e PS-së. Më herët, lidhur me ngjarjen reagoi edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, duke mbështetur vendimin e grupit të PS-së, si dhe duke i bërë thirrje partive politike që të zbatojnë marrëveshjen e dhjetorit për largimin e personave të inkriminuar në radhët e tyre. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura