Lamtumirë Mira Minga! Ndahet nga jeta aktorja e filmit “Përrallë nga e kaluara”

Dec 18, 2019 | 18:24
SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta aktorja e dashur për publikun, Mira Minga Jupi.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mikesha e saj, Shegushe Bebeti, përmes një njoftimi në facebook, ndërsa tregon gjithashtu se aktores nuk do t’i jepet lamtumira e fundit në atdhe.

hqdefault

Oh sa dhimbje…oh sa lot…nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj…sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes. Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë. Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet Skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”, shkruan mikesha e saj.

Aktorja jetonte prej 19 vitesh në SHBA, ku ndërroi dhe jetë, ndërsa është e njohur për rolin e ‘Kotes’, në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

Mira-Minga-Jupi-1 mira

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura