U qëllua për vdekje nga shoku i tij pas prishjes së pazareve të drogës, publikohet foto e 50-vjeçarit shqiptarit

Jul 14, 2023 | 22:31
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë publikuar fotografinë e 50-vjeçarit, Shpëtim Bajrami, i cili u vra në zonën e  Selanikut nga bashkatdhetari i tij ditën e djeshme (13 korrik)

Capture

Kujtojmë se autori është vetëdorëzuar në polici ku sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr.

Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare që kanë të bëjnë me prishjen e pazareve të drogës.

“Isha shok me viktimën mes nesh pati një sherr”, ka deklaruar babai i tre fëmijëve sipas Protothema.gr.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditën e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin. Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Autori, nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura