Klodian Duro në telashe, arrestohet nga Policia! Ja arsyeja …

Mar 27, 2020 | 11:38
SHPËRNDAJE

Edhe pse e gjithë vëmendja është fokusuar te situata kaotike për shkak të Koronavirusit, një lajm i papritur mëngjesin e sotëm, ka shtangur gjithë opinionin sportiv në Shqipëri.

DURO

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas burimeve pranë policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.

Mësohet se në datën 24 mars, ish-futbollisti i Kombëtares, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit e cila ka lajmëruar policinë… Burime të sigurta për “Panoramën” bëjnë me dije, se Duro është pasi arrestuar është dërguar në Komisariatin nr.1.

Më pas, gruaja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe. Pritet që për dhunën në familje ish-futbollisti do dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për dy vepra penale, njëra pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura