Gjendet i pajetë në kamionçinën e tij një 57-vjeçar (dyshimet e para)

Aug 5, 2020 | 17:04
SHPËRNDAJE

Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Gjirokastër.

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor rural Polican-Suhë, ku trupi i pajetë i 57-vjeçarit me inicialet G.S., është gjetur në kamionçinën e tij.

policiaz1
foto ilustrim

Paraprakisht dyshohet se viktima është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

 

Njoftimi i plotë i Policisë:
Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura