“Benzi” përplaset me “Kamionin” në Shkodër, ndërron jetë një nga të plagosurit

Dec 5, 2019 | 19:14
SHPËRNDAJE

Një nga të plagosurit e aksidentit që u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, ka ndërruar jetë.

aksident

Policia njofton se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Kamion”.

“Benzi” drejtohej nga shtetasi  Syle Palnikaj, 63 vjeç, dhe kishte pasagjere shtetasen Katrine Palnikaj, 56 vjeçe, të dy banues në lagjen 3 Heronjtë.

Ndërsa mjeti “Kamion” drejtohej nga shtetasi Petrit Leka, 21 vjeç, me pasagjere M. L. 63 vjeçe,  banues në lagjen Guerrile, Shkodër.

Tashmë në spital ndodhen e persona, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe,  banues në L. 3 Heronjtë,  me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe,  banues në L. Guerrile, Shkodër

Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura