Vrau ish-dhëndrin dhe plagosi avokatin, arrestohet Mexhit Picari

Jun 4, 2021 | 13:12
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Mexhit Picarin, autorin e dyshuar të vrasjes se ish-dhëndrit te tij,  Kudret Saliaj dhe plagosjes se ish-prokurorit, Adriatik Cama, i cili ushtronte profesionin e avokatit.

mexhit picari-vrasje-tirane
Ne foto, Mexhit Picari, autori i vrasjes se Kudret Saliajt

Arrestimi i Picarit, u bë rreth një orë pas krimit.

“Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit”, thote policia.

SI NDODHI VRASJA

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, por i plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në konflikt është përfshirë Mexhit Picari, i cili ka qëlluar me arme per vdekje ish-dhëndrin e tij, shtetasin Kudret Saliaj që ishte ne proces divorci me gruan dhe sot ishte seanca e radhës, por qe nuk u zhvillua.

Sipas dëshmitarëve, pas ngjarjes ish-Prokurori Cama ka qenë i vetëdijshëm dhe ka qëndruar aty derisa ka mbërritur policia. Ai ka qenë i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka pranuar që kolegë të tij ta dërgonin në spital.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P”, thotë policia.

Nga policia janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura