Të shtënat me armë/ Policia jep detaje për ngjarjen në aksin Lezhë-Milot, zbardhet identiteti i të plagosurit, që u nis me urgjencë të spitali i Traumës

Dec 1, 2020 | 17:52
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në aksin Lezhë-Milot. 

policia-naten-670x450

“Panorama” mëson se i plagosuri është me iniciale Aleksander Deda, 40-vjeç, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të një lokali.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LEXO EDHE:

Pas të shtënave me armë, gjendet një makinë e djegur pak metra larg ngjarjes/ Ja çfarë u gjet brenda mjetit dhe ç’bënë autorët para se ti vinin flakën

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura