Pas të shtënave me armë, gjendet një makinë e djegur pak metra larg ngjarjes/ Ja çfarë u gjet brenda mjetit dhe ç’bënë autorët para se ti vinin flakën

Dec 1, 2020 | 18:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një automjet është gjetur i djegur në aksin e vjetër Lezhë-Milot, pranë urës mbi lumin Mat.

makine

Paraprakisht dyshohet se makina i përket autorëve të ngjarjes, të cilët pasi kanë shtënë me armë drejt  Aleksandër Dedës janë larguar. Mësohet se brenda në makinë është gjetur edhe një armë zjarri.

I plagosuri, Aleksandër Deda është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në Tiranë ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë e gjithë policia është përqendruar pranë automjetit të djegur, të cilit sipas burimeve i ishin hequr targat para se ti vihej flakë.

LEXO EDHE:

Të shtënat me armë/ Policia jep detaje për ngjarjen në aksin Lezhë-Milot, zbardhet identiteti i të plagosurit, që u nis me urgjencë të spitali i Traumës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura