Investigimi i BBC: Moska rekruton mercenarë kubanë për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës

May 5, 2024 | 23:03
SHPËRNDAJE

Një investigim i BBC zbulon se  Moska po rekruton qytetarë kubanë për t’i përdorur në luftën e saj me Ukrainën. Nga ana e saj, Havana bën deklarata kontradiktore për pjesëmarrjen kubane në luftë

Capture

Sipas BBC, në shtator dhe tetor 2023, detajet e pasaportës që i përkisnin më shumë se 200 kubanezëve që dyshohet se iu bashkuan ushtrisë ruse u zbuluan në internet nga një platformë pro-ukrainase e quajtur Inform Napalm.

Të dhënat e pasaportës janë marrë, sipas faqes së internetit, nga hakimi i emaileve të një oficeri rus.

Një kërkim në Facebook tregoi se 31 nga emrat e kubanezëve në fjalë përputheshin me llogaritë, pronarët e të cilëve janë në Rusi ose të lidhur me ushtrinë ruse:

Ata kanë postuar foto të tyre me uniformë ushtarake ruse ose në vende me tabela rrugore ruse ose targa ruse. Të tjerë rendisin Rusinë si vendbanimin e tyre aktual.

Hyrja e kubanezëve në Rusi është relativisht e thjeshtë. Të dy vendet kanë qenë aleatë që nga Lufta e Ftohtë, kubanezët nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Rusi dhe fluturimet direkte për në Moskë e bëjnë më të lehtë misionin.

Ndërkohë, kontratat fitimprurëse ushtarake të ofruara nga Moska po tërheqin kubanët të dëshpëruar për t’i shpëtuar krizës ekonomike në ishullin e sanksionuar nga SHBA.

Dokumentet e zbuluara në internet dhe raportet e mediave tregojnë se burrave kubanë u ofrohen pagesa mujore prej 2,000 dollarë në muaj, një shumë e madhe për Kubën, ku paga mesatare mujore është më pak se 25 dollarë.

Çfarë thotë Havana?

Nga ana e tyre, autoritetet kubane kanë bërë deklarata kontradiktore për përfshirjen e qytetarëve të tyre në luftën e Ukrainës.

Pas raportimeve të shumta në shtator 2023 për kubanët që luftonin në Ukrainë, autoritetet në Havana thanë se kishin arrestuar 17 persona të përfshirë në rekrutimin e tyre.

Megjithatë, pak më vonë, ambasadori kuban në Rusi, Julio Antonio Garmentia Peña , deklaroi se qeveria e tij nuk ka asgjë kundër kubanezëve që duan “thjesht të nënshkruajnë një kontratë dhe të marrin pjesë ligjërisht në këtë operacion së bashku me ushtrinë ruse”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura