Të dënuar më parë, kapen dy të rinjtë e kërkuar. Policia nxjerr pamjet e operacionit, ja pse akuzohen

Nov 8, 2019 | 9:19
SHPËRNDAJE

Policia ka vene ne pranga dy te rinj, te denuar me pare, e qe ishin te shpallur ne kerkim per “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

arrestimi

Ne pranga jane vene shtetasit K. N., 25 vjeç dhe K. P. (Sh.), 25 vjeç. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

NJOFTIMI

Kapen dhe ndalohen dy të rinj, të kërkuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Operacioni nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe pas një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Lezhë është finalizuar operacioni policor i koduar “Dajçi”, në kuadër të të cilit, u bë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim:

K. N., 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

K. P. (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura