EMRI/ Sherri me pronarin e autolavazhit, ekstradohet 28-vjeçari i kërkuar për vrasje. Policia jep detajet

Oct 26, 2019 | 12:48
SHPËRNDAJE

Ekstradohet nga Interpol Tirana një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kerkuar per ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Policia ben me dije se ka ekstraduar nga Milano/Itali drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Keivi Hysa, 28 vjeç, lindur në Kurbin.

Sipas policise, më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe K. H, këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës.

Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

NJOFTIMI 

Shtetasi K. H. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe K. H, këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës. Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura