Sekretariati i Etikës anulon seancën parlamentare të 7 marsit, ligji për investimet Strategjike pritet të votohet sërish

Mar 29, 2024 | 12:29
SHPËRNDAJE

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka anuluar seancën parlamentare të 7 marsit, ku u miratuan 5 projektligje, mes tyre edhe ai për investimet strategjike.

votim kuvend

Në këtë mënyrë u pranua kërkesa e  Gazment Bardhit, i cili kërkoi të shpallej e pavlefshme seanca pasi nuk ishte kuorumi i nevojshëm për të votuar projektligjet.

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi tha se kjo është një fitore e vogël, ndërsa tha se do bëjnë edhe verifikime të tjera pasi të tilla vendime mund të jenë marrë edhe mëparë.

“Sot është një fitore e vogël në dukje. Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar”, tha deputeti i PD Saimir Korreshi.

RENDI I DITES I DATES 7 MARS

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.3.2024

2.Njoftime;

3.Projektligj” Për burimet ujore”

4.Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”, të ndryshuar””

5.Projektligj “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

6.Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar”.

7.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura