Rama i përgjigjet bizneseve për orën policore: Lungomare s’ka muzikë, por ndotje akustike të tmerrshme. Kush do të kërcejë gjithë natën…

Jul 19, 2021 | 12:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të gjithë bizneseve, të cilat nga dita e djeshme dhe sot kanë dalë në protesta, ku kërkojnë zgjatjen e orës policore për vendosjen e muzikës nëpër lokale.

Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa i referohet Vlorës thotë se në Lungomare nuk ka muzikë, por ndotje akustike të tmerrshme.

rama-biznese

Sipas tij, e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

Po ashtu, Rama u kujton bizneseve se nga dita e nesërme, ora policore per muzikëm do të shtyhet deri në 23:00,  ndërsa këshillon se “kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën  le të organizohet në natyrë”aty, ku sipas tij nuk shqetëson njeri.

“Protestë në Lungomare për muzikën?

1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.

Kujtojmë që 90 biznese në zonën e Lungomares në Vlorë sot janë mbyllur në shenjë proteste, pasi kërkojnë zgjatjen e orës policore. Një ditë më parë ata në orën 22:00, kur është edhe orari që ndalohet muzika kanë vendosur Himnin Kombëtar.

Në protestë sot dolën edhe bizneset në zonën e Shëngjinit dhe Tales.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/