Presidenti Meta firmos dekretin, liron nga detyra ambasadorin e Turqisë. Ja kush e zëvendëson (EMRAT)

Nov 19, 2019 | 13:03
SHPËRNDAJE

meta

Presidenti Iir Meta ka firmosur sot dekretin per lirimin nga detyra te dy ambasadoreve shqiptare, ate ne Turqi dhe ne Azerbajxhan. Gjithashtu ka dekretuar emerimin ne detyre te ambasadorit te Shqiperise ne Turqi, Kastriot Robo.

Nje jave me pare, Gent Gazheli u shkarkua nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi dhe lajmi konfirmohej në faqen e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi emeroi diplomatin Kastriot Robo, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11356
Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11357
Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura