Përhapja e vatrave të zjarrit, reagon Presidenti Meta, apel ndaj institucioneve

Aug 3, 2020 | 11:35
SHPËRNDAJE

metaaKreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme për situatën e krijuar në vend, ku janë përhapur ndjeshëm vatrat e zjarrit.

Në mesazhin e tij, Presidenti ka theksuar se është duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale të përhapjes së zjarrit në disa qarqe të vendit.

Ai ka nxitur autoritetet vendore dhe qëndrojë që të marrin masa të menjëhershme për të neutralizuar çdo vatër zjarri, ndërkohë që thekson se “po dëmtohen rëndë pasuritë publike, kombëtare dhe ato private”.

Reagim i Presidentit të Republikës,  Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura