Tensionimi i situatës pas shembjes së Teatrit, PD mbledh Grupin dhe strukturat e saj

May 17, 2020 | 20:05
SHPËRNDAJE

Tensionimi i situatës pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka bërë që Partia Demokratike të vendosë mbledhjen e strukturave të saj në orën 20:30.

PD-selia1-rama

Burime për News 24 bëjnë me dije se PD do të mbledhë Grupin dhe strukturat e saj për të diskutuar në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitar.

Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit u shoqërua me përplasje të aktorëve, opozitarëve dhe shoqërisë civile me policinë, ku nuk munguan edhe shoqërimet në komisariat.

Ndërsa në orët e fundit opozita përfaqësuar nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi jane vendosur në bulevardin para Ministrisë së Brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura