Nuk i bindet policisë portuale, “çan” me makinë traun e hyrjes. Policia i vë prangat durrsakut

Jan 14, 2020 | 8:44
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar ne flagrance një 39-vjeçar, pasi kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale dhe tentoi te hynte duke demtuar traun e hyrjes. policia durres

Policia ben me dije se ne pranga ka vene shtetasin A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

NJOFTIMI 

Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura