Ministria e Shëndetësisë tregon si është situata në spitalet COVID, sa pacientë janë të intubuar dhe në terapi intensive

| 16:10
SHPËRNDAJE
 

Ministria e Shendetesise njofton se 115 paciente po trajtohen aktualisht ne te dy spitalet COVID, ndersa 15 prej tyre jane ne terapi intensive dhe pese te intubuar.

Po ashtu ne spitalet COVID gjenden edhe 14 paciente te cilet e kane fituar betejen me koronavirusin, por vijojne te marrin sherbim spitalor per shkak te pasojave qe i ka lene virusi.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm”, njofton Ministria.

Ne perditesimin e fundit te te dhenave Ministria ka njoftuar se ne 24 oret e fundit jane testuar pozitive 146 persona, duke e çuar keshtu numrin e te infektuarve ne 7117.

Ndersa gjashte ishin pacientet qe gjate 24 oreve humben betejen me COVID-19, duke e cuar keshtu ne total numrin e viktimave ne vendin tone, ne 219.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.