Inter me deklaratë zyrtare për Super Ligën e Europës: Ju bëjmë me dije se…

Apr 21, 2021 | 12:41
SHPËRNDAJE

Inter reagon zyrtarisht me anë të një komunikate duke deklaruar se nuk bën më pjesë në Super Ligën e Europës.

INTER 1

Më tej në komunikatë shkruhet se klubi gjithmonë ka punuar për të mirën e tifozëve për sa i përket eksperiencës futbollistike. Super Liga europiane u shkri ende pa filluar pas shumë presioneve të UEFA-s dhe FIFA-s, por edhe Federatave dhe qeverive përkatëse nga ku të gjithë klubet që ishin pjesë bënë hapa prapa në këtë kompeticion.

DEKLARATA ZYRTARE E KLUBIT TË INTERIT –

“Klubi i Interit konfirmon se nuk bën më pjesë në projektin e Super Ligës së Europës. Gjithmonë kemi qenë të impenjuar për të bërë më të mirën e tifozëve për sa i përket eksperiencës futbollistike.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura