“I dënuar në Greqi”, pas denoncimit të PD vihet në lëvizje Prokuroria e Përgjithshme. Ja ç’kërkon nga KQZ për kryebashkiakun e PS

Jan 14, 2020 | 12:13
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

qerim ismaili

“Na vini në dispozicion formularin e vetëdfeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që Prokuroria i drejton KQZ, që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, raporton News24.

Në një deklaratë të mëparshme të tij, Ismailaj u shpreh se ishte i hapur për drejtësinë dhe se nuk kishte asnjë problem me drejtësinë greke.

Disa ditë më parë PD publikoi një dokument të prokurorisë greke, i cili provon se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është dënuar në Greqi me 3 vjet burg.

PD e akuzon Ismailajn se e ka fshehur ndalimin dhe dënimin në formularin e dekriminalizimit.

“Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.”, tha sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura