Hynë në fushë dhe kundërshtuan policinë, Gjykata e Tiranës merr vendimin për drejtuesit e Kastriotit

May 11, 2021 | 11:04
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Alban Voglin, president i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Voglin, administrator i klubit.

tensioni ne tirane

Sipas “News 24”, për Alban Voglin gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”.

Dy zyrtarët e klubit të futbollit u arrestuan të shtunën gjatë përballjes Tirana-Kastrioti në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Gazmend Vogli u fut në fushë duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar punonjësit e policisë jashtë saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura