Gruaja shkon pa shenja jete në spital, policia e Vlorës: Ja çfarë i ndodhi

Aug 13, 2019 | 11:22
SHPËRNDAJE

Një grua ka humbur jetën në qytetin e Vlorës këtë të martë. Ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka mbërritur pa jetë në spital.

spital

Dyshohet se e reja, ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07:36, në Spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete shtëtësia I.A., 38 vjeç, banuese në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura