Gruaja në “Don Bosko” alarmon Policinë: Dy djem tentuan të…Çfarë ndodhi kur i shkuan në shtëpi të dyshuarve (VIDEO)

Mar 11, 2020 | 11:52
SHPËRNDAJE

egnatia

Një grua në Tiranë ka njoftuar Policinë pasi dy të rinj kanë tentuar t’i futen në shtëpi për ta grabitur, por gjithçka ka mbetur në tentativë. Blutë e kryeqytetit thanë se kanë identifikuar dy autorët dhe nga kontrolli në banesën me qira ku ata jetonin, “shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, me një krehër me fishekë, të cilën dyshohet se këta shtetas do ta përdorin për të realizuar vjedhjen”.

“Policia vuri në pranga autorët e dyshuar, shtetasit G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë”.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor “Egnatia”.

Tentuan të vidhnin në një banesë, por falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale arrestohen në flagrancë nga Policia, 2 autorët e dyshuar.

Gjatë operacionit, në banesën me qira të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit tip pistoletë që dyshohet se këta shtetas e kishin me vete gjatë tentativës për të kryer vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetases S. M., dy shtetas kishin tentuar të hynin në banesë dhe njëri prej tyre dyshohej se mbante një armë zjarri në dorë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale, brenda një kohe të shkurtër, Policia identifikoi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar, shtetasit G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga këta shtetas, në rrugën “Egnatia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, me një krehër me fishekë, të cilën dyshohet se këta shtetas do ta përdorin për të realizuar vjedhjen.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura