EMRI/ Gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit Shkumbin, dyshimet e para

May 25, 2022 | 22:52
SHPËRNDAJE

Një 48-vjeçare e identifikuar si Nexhmije Hasani, është gjetur e pajetë në anë  të lumit Shkumbin në afërsi të fshatit Mirakë, në Librazhd. Nga informacionet paraprake dyshohet se gruaja është vetëmbytur.

ambulance-policia-naten

 

Policia e Shtetit bën me dije se nga kqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 48-vjeçares.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura