U gjet i djegur në autostradë, Policia jep detajet për Benz-in: Kishte denoncim që…

Oct 15, 2019 | 10:40
SHPËRNDAJE

makine flake

Një mjet tip Benz i cili ishte denoncuar i vjedhur ne Tirane disa dite me pare, eshte gjetur i djegur plotesisht mbreme në autostradën Durrës- Tiranë. 

Policia ne nje deklarate per mediat ben me dije se mjeti ishte në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë. Blute sqaruan se mjeti ishte shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë, me datë 23.09.2019.

Policia ka nisur hetimet per nje ngjarje ne dukje e dyshimte.

NJOFTIMI

Më datë 14.10.2019, rreth orës 23:00, në autostradën Durrës- Tiranë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti tip Benz, i braktisur në anë të rrugës, në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ishte vjedhur në Tiranë, me datë 23.09.2019. “në kërkim është shpallur mjeti pasi ishte vjedhur para disa ditësh”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura