Dhunuan me leva e shkopinj hekuri Ramadan Hasanin, Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë për 4 të rinjtë

Mar 28, 2024 | 10:27
SHPËRNDAJE

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë për 4 shtetasit që dhunuan me sende të forta 30-vjecarin Ramadan Hasani, në ambientet e një lavazhi në Korçë, më 22 mars.

gjykata korce

Mësohet se ndaj shtetasve Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, Gjykata vendosi: mos vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës se sigurimit “detyrim për tu paraqitur ne Policinë Gjyqësore”.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 22 mars ne një servis makinash në qytetin e Korçës, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin me shkopinj.

Policia raportoi se 4 personat kanë dhunuar një 30-vjeçar, që siç shihet edhe nga pamjet e kanë goditur dhunshëm me sende të forta.

Si ka nisur sherri

Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

sherri korce dhune

Njoftimi i policisë

DVP Korçë/Tentuan të vrisnin me mjete të forta një 30-vjeçar, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Korçës.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera, për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2024, në lagjen nr. 16, Korçë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 autorëve të dyshuar të saj, pas kontrolleve të shumta dhe falë negociatave të kryera nga forcat e Policisë me familjarët e tyre, këta shtetas u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, u ndaluan me iniciativë shtetasit në kërkim S. S., 32 vjeç, K. S., 31 vjeç, M. Xh., 40 vjeç dhe E. G., 49 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lavazh, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura