Çelja e negociatave, Rama: Më në fund na thanë ‘po’, nuk do festonim edhe po të ishim në paqe. Tani s’do ndalemi në…

Mar 24, 2020 | 16:41
SHPËRNDAJE

rama

Shqipëria mori sot lajmin e mirë pasi në Bruksel, Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi që të çelë negociatat me vendin tonë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Pas këtij lajmi kryeministri Edi Rama tha se vendi “hyri në një fazë të re të historisë”.

“Po njësoj do vazhdojmë e do bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na e kërkojnë ata që sot na thanë më në fund po, por se na e kërkon amaneti i të parëve dhe borxhi ndaj fëmijëve tanë.

S’do ndalemi në plotësimin e cdo detyre deri sa të hyjmë në dhomën e madhe të ndenjes së BE, ku më në fund eshtrat e rilindasve do prehen të qeta në varrezat e dëshmorëve të Evropës, ku do valëvitet i barabartë mes të barabartëve edhe flamuri kuqezi i Gjergj Kastriotit.

Deri atë herë puna për tu bërë është ende e madhe.

Nuk do bënim festë edhe sikur kjo kohë e shumëpritur të na gjente në kohë paqe.

Sot ka vetëm një festë në mendjen time, e clirimit nga ky armik i padukshëm që na ka sulmuar egërsisht.

Sot jetoj cdo ditë për atë ditë.

Ditën  e clirimit ku t’ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura