EMRI/ Bllokohen 145 mijë paund në Qafë- Botë, arrestohet 25-vjeçari (DETAJET)

Oct 23, 2018 | 21:18
SHPËRNDAJE

Policia dhe Dogana kanë bllokuar ditën e sotme në Qafë- Botë 145 220 Paund, ndërsa në pranga ka rënë një 25 vjeçar.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Denis Duro, 25 vjeç banues në Korçë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Ky shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Mecedes-Benz Sprinter, me targa BV 67 KWN, ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë -Botë, Sarandë.

Shtetasi Denis Duro në hyrje në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur.

885e947f-bd16-41dc-939e-872f4693c096 - Copy

Strukturat operativo – hetimore të Doganës në Sarandë në bashkëpunim me Policinë, kanë ndaluar në aksin rrugor Qafë-Botë – Sarandë automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe e kanë shoqëruar në PKK Kakavije për një kontroll të imtësishëm me Skaner, pasi Strukturat operativo – hetimore të Doganës dhe Policia dispononin informacion se ky shtetas po transportonte një shumë të madhe parash, të cilat nuk i kishte deklaruar në Kufi.

Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavije, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo – hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 Paund anglezë dhe skocezë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Duro dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

8c9ab4c0-7514-466c-b5b8-b6454e15cabe - Copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura