Atentati me dy të vrarë dhe një të plagosur, gjendet një makinë e djegur. Dyshohet se është e autorëve

Aug 18, 2022 | 10:13
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku dy persona janë vrarë në një atentat me armë zjarri në Vlorë. Atentati ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ndërsa mësohet se autorët kanë qëlluar drejt një makine, ku ndodheshin dy personat.

Po ashtu, burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se është gjetur edhe një automjet i djegur në rrugën e Novoselës, që dyshohet se i përket autorëve.

Atentati ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ndërsa autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash nga pas.

Siç duket edhe nga pamjet, automjeti ku ndodheshin viktimat ka perfunduar ne nje kanal anes rruges.

Ndërsa sipas News24, në spitalin e Vlorës është paraqitur edhe një person i plagosur.

Ende nuk ka informacione ne lidhje me autoret apo viktimat.

atentati-vlore (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura