EMRI/ Aksidenti në Lezhë, ky është 27-vjeçari që e përplasi makina. Ndërron jetë në spital

Sep 21, 2019 | 14:28
SHPËRNDAJE

Një djalë i ri, që lëvizte me bicikletë në Ishull Lezhë, është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një makinë dhe ndërroi jetë në spital disa orë më vonë. Ai quhet Ylli Mena, mëson Panorama.

Policia bëri me dije se ai është 27 vjec, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk jepej informacion.

aksident

I riu nuk mundi t’ju mbijetoje plageve te marra.

Lezhë /Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një aksident ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M.vjeç 27, banues në Lezhë i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura