Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërrojnë jetë dy pasagjeret. Në gjendje të rëndë shoferi 26-vjeçar

Nov 27, 2022 | 7:12
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës mëngjesin e kësaj të diele. Sipas News 24, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Ilustruese
Ilustruese

Për pasojë kanë ndërruar jetën dy pasagjerët, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit është shtetasi A.T, 26 vjeç, ndërkohë që deri tani është identifikuar vetëm njëra nga viktimat, një 26-vjeçare me inicialet S.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura